Siguria personale është sigurisht një nga shqetësimet e para, si kur jemi jashtë për shëtitje ashtu edhe brenda shtëpisë. Pothuajse të gjithë tani kanë një sistem alarmi në banesa, por protagonistja e kësaj historie mendoi se mund të mbështetej në forcat e saj për të mbrojtur veten.
Çfarë do të bënit nëse dikush do të trokiste në derën tuaj në mbrëmje dhe do të ishit vetëm në shtëpi? Jemi të sigurt që askush nga ju nuk do ta hapte atë derë.
Edhe Willie Murphy, një zonjë 82-vjeçare, nuk u besonte shumë kërkesave për ndihmë nga burri që filloi t’i trokiste në derë në mes të natës. Për të shmangur çdo mundësi gabimi, gruaja ka kontaktuar menjëherë policinë dhe ka raportuar se para shtëpisë së saj është paraqitur një burrë i cili pretendon se ka nevojë për ndihmë. Megjithatë, ndërsa priste policinë, burri rrëzoi derën e hyrjes, duke hyrë në shtëpinë e zonjës Willie.
Zonja në fjalë ndonëse ka pranuar se është frikësuar, ka reaguar duke u mbrojtur sa më mirë. 82-vjeçarja nuk është saktësisht lloji i gjyshes që takoni në supermarket: Willie është një peshëngritëse kampione dhe është mbajtur gjithmonë shumë në formë.
“Plaka” ngriti një tavolinë dhe u mbrojt me të. Më pas, ajo ka derdhur edhe një shishe të tërë me shampo në fytyrën e ndërhyrësit, duke ia bllokuar shikimin dhe ka pritur ndërhyrjen e policisë.
Kur mbërriti policia, ata e gjetën situatën nën kontroll, me zonjën Willie që e kishte shtrirë përtokë hajdutin. Nuk ishte Willie ajo që kishte nevojë për kujdes mjekësor, por ndërhyrësi që me sa duket kishte zgjedhur plakën e gabuar për t’u marrë.
Të nesërmen, në palestër, të gjithë e komplimentuan për vigjilencën e saj dhe një mik i vjetër i saj tha: “Unë jam ndoshta pothuajse dy herë më i rëndë se ajo, por nuk do të doja kurrë ta kisha kundër saj. Mos u ngatërroni me Willin!”