Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar masë disiplinore për kryeministrin Edi Rama.
Kërkesa ka ardhur pas debateve të Ramës me deputetin demokrat Gazment Bardhi, moment gjatë të cilit iu drejtuan njëri-tjetrit me fjalë fyese.
Ndërkohë që bardhi e quajti Ramën “legen dhe mafioz”, kryeministri iu drejtua atij me fjalët “palaço cirku”.
Pas debatit deputeti demokrat u përjashtua nga seanca që u ndërpre për disa momente.
Kërkesa për masë disiplinore ndaj Ramës është firmosur nga deputetët Enkelejd Alibeaj, Xhelal Mziu, Saimir Korreshi, Bledian Nallbati, Enkeleda Bano, Kreshnik Çollaku, Oriola Pampuri.