“Greqi, Greqi…eja na mbulo edhe ne”, minoriteti grek pret me thirrje Mitsotakis

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis po kryen një vizitë në jug të Shqipërisë. Ai mbërriti pak më parë në Himarë me një helikopter ushtarak, ku është pritur nga komuniteti minoritar grek atje, nga Vangjel Dule dhe kreu i Omonia-s, Fredi Beleri. “Greqi, Greqi…eja na mbulo edhe ne”, dëgjohen duke thënë ata.

Mitsotakis falenderoi minoritetin për mikpritjen teksa shtoi se ata janë një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Greqisë. “Dua të dini që sot për mua është një ditë shumë e rëndësishme. Më kujtohet vizita që bëri në këtë tokë Konstantinos Mitsotakis në vitin 1991.”, u shpreh ai.

“Është një nder për mua që jam kryeministri i parë grek që po vij këtu. Ju që vendosët të qëndroni këtu jeni një urë lidhëse mes dy vendeve, që lidh dy vende mike.”, ka shtuar kryeministri grek.

Të Fundit