Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Shqipëri.
Ai ka ardhur me helikopter në Himarë dhe në një prononcim të shkurtër për mediat ai tha se është shumë i lumtur që ndodhet në Shqipëri.
Kryeministri grek fillimisht vizitoi shkollën në Omiros ku po ndjek performime dhe recitime nga disa prej nxënësve të shkollës.
Mitsotakis do të jetë në Himarë në orën 09:30 të mëngjesit stadiumin e Himarës “Petro Ruçi” dhe më pas do të vizitojë shkollën “Omiros” dhe në kishën St. Pandon, për të vijuar më pas në pedonale. Pas një përshëndetje të shkurtër ai do të niset në orën 11:05 me helikopter drejt Livadhjasë së Finiqit.
Në disa prej këtyre takimeve kryeministri grek do të shoqërohet edhe nga homologu shqiptar Edi Rama.
Agjenda e plotë:
09:30 Mbërritja në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.
09:35 Nisja me makina për në shkollën “Omiros”.
09:50-10:30 Vizitë në shkollën “Omiros” dhe në kishën St. Pandon,
10:30 Nisja me makina drejt pedonales.
10:45 Mbërritja në rrugën e këmbësorëve.
10:45-11:00 Përshëndetje e shkurtër në rrugën e këmbësorëve.
11:00 Nisja me makinë për në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.
11:05 Hipja në helikopter dhe nisja për në Livadhja të Finiqit.
11:25 Mbërritja në Stadiumin e Livadhes, ecje në këmbë drejt Qendrës Kulturore.
11:30-12:00 Përshëndetje dhe takim me nxënësit.
12:00 Nisja në këmbë për në Stadiumin e Livadhjasë.
12.20 Hipja në helikopter dhe nisja për në Derviçan të Dropullit.
12:40 Mbërritja ne Stadiumin e Derviçanit
12:55 Përshëndetje e shkurtër në sheshin Derviçan
13:15 Nisja për në kishë.
13:30 Vizitë në shkollën e Derviçanit.
14:00 Nisja për në Aeroportin e Loaninës.