SPAK do të ketë sot, emrin e drejtuesit të ri që do të pasojë në këtë post, Arben Krajën. Seanca në KLP nisi me prezantimin e kandidatëve. I pari që ka nisur prezantimin e kandidaturës së tij, nisur nga rendi alfabetik, është prokurori Adnan Xholi.
Ndërsa vlerësoi punën e SPAK, Xholi tha se ka ardhur koha për hapa të mëtejshme me qëllim forcimin e besimit te Prokuroria e Posacme, ndaj për këtë theksoi ai, do të nevojiten hetime konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“E kam plotësuar deklaratën nuk jam në kushtet e konfliktit të interesit me asnjë prej anëtarëve të KLP. Kam shprehur vullnet për drejtimine SPAK, plotësoj kriteret e përcaktuara me bindjes se kam aftësitë e duhura. Kjo prokurori është bërë efektive dhe është tashmë e konsoliduar falë punës tuaj dhe ndihmesës së partnerëve.
Është trupa më profesionale në Republikë, krahas rezultateve SPAK në këto tre vite, mendoj se ka ardhur momenti që trupa të vijojë me hapa të mëtejshëm, në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar për të forcuar më tej besimin e publikut te SPAK. Do duhen hetime konkrete, në kohë të shpejtë bazuar vetëm në prova.
Vi këtu si kandidati që kam mbi 24 vite eksperiencë pa shkëputje. Karriera ime ka patur një rritje të vazhdueshme. Paketa ligjore solli risi decentralizimin e organit të akuzës, pavarësi, port hemi me bindje se pavarësia nuk është privilegj por përgjegjësi e shtuar.
Nëse zgjidhem, qënia drejtues nuk të heq titullin e prokurorit, ndaj do duhet që edhe vetë drejtuesi do mbajë përgjegjësitë e tij. Drejtuesi do duhet të marrë përgjegjësitë duke vënë në eficensë mekanizmat e duhur, për cështje të korrupsionit të zyrtarëve të lartë.
Krahas grupeve të përbashkëta, përfshirja në grupet e hetimit, do duhet të marrë përsipër përgjegjësinë. Në cështje sensitive është detyrë e drejtuesit të marrë përgjegjësi. Do mbështe këdo që bazohet në ligj e kushtetutë, do të vë në dispozicion eksperiencën time në ndjekjen dhe hetimin e cështjeve sensitive.”
Ndër të tjera Xholi, kujtoi edhe cështjet që ka hetuar ndër vite, ku përmendi hetime për deputetë, ministra e ish-ministra.
“Më rastisi të jem drejtues por dhe prokuror e drejtues i grupit të hetimiet në cështjen ku ishin të akuzuar dy deputetë në detyrë të Kuvendit për të cilët hetimet janë kryer për 17 ditë në kohë rekord, janë thirrur e pyetur zyrtarët më të lartë të shtetit që nuk kishin parë ndonjëherë dyert e prokurorisë nga kryemnistër ish ministra deputetë kryetar kuvendi.
E pas shpalljes së mos kompetencës, dërgimi i dosjes në Prokurori të Përgjithshme jam angazhuar dhe me përfaqësimin pranë këshllit të rregullores e mandateve të deputetëve ku kërkova të hiqej mandati i dy deputetëve e Kuvendi dha autorizimin e kam përfaqësuar në gjykim deri në kohën që ka qenë kompetente.
Cështje tjetër që ka marrë vëmendje të lartë, u vra një zyrtari i lartë i policisë e mori pafajësi në shkallën e parë. Gjatë gjykimit në Apel falë ankimimit që u bë dhe nga ana ime u ndryshua vendimi në fajësi e me burgim të përjetshëm.
Kam marrë pjesë në ngjarjet më të rënda kriminale që kanë ndodhur pas 1997, dhe vëmendja e publikut ka qenë e lartë, në këto cështje në ambientet e ish prokurorisë për Krime të Rënda u kthye si Big Brother, nga mëngjesi deri në darkë i kishe kamerat atje’ u shpreh më tej kandidati Xholi.
Cili është vizioni i Adnan Xholit për drejtimin e SPAK?
Xholi: Nëse do kem pëlqimin tuaj, ky institucion ka për detyrë të përmbushë disa objektiva. Do synoj të rris hetimet që po zhvillohen nga SPAK, duhet të bëhen në një kohë sa më të shkurtër. Sulmohen për shkak të detyrës, për ato muaj që jam tashmë pjesë e SPAK, do vijoj të jap një sinergji të re, do insistoj të vihet në eficensë struktura e përgjimeve të policisë gjyqësore. Meqënese tashmë format e krimit po ndryshojnë, po përdoret teknologjia e informacionit, do duhet të trajnohen prokurorët për të ditur si funksionojnë këto lloj pajisjesh. Do bëj të mund blerjen e programeve përkatëse, për të bërë të mundur blerjen e sistemeve. Pa cënuar aspak pavarësinë e prokurorëve, do synoj që një trup elitë të përfaqësojë Prokurorinë pranë Gjykatës së Lartë, krahas atyrë të hetimit.
Do duhet që të shtohet sektori i ekspertizës pranë SPAK. Do jem prokurori që do kërkoj të ketë shpërndarje transparente të kallëzimeve në gjykim, të mundësohet shorti elektronik. Do insistoj të shtohet numri i skuadrave të përbashkëta hetimore. Do mbaj kontakte me inspektorin e lartë të drejtësisë, do jem transparent me publikun dhe me median, por gjithmonë duke respektuar sekretin hetimor.