Jemi në Kombinat, ku qytetari Elvis Vladi, bleu me kredi një apartament, me ndihmën edhe të prindërve. Por pas tërmetit shtëpia e tij u shpall e pabanueshme. Për dy vjet Elvisi u trajtua me bonus qiraje dhe në maj 2022 e lajmërojnë, se nuk përfiton banesë, pasi i rezulton një tjetër. Bëhet fjalë për një vetëdeklarim të të atit në vitin 2005 për një shtëpi private.Pas ndërprerjes së bonusit të qirasë Elvisi me bashkëshorten janë kthyer te prindërit e të atit.Ne komunikuam me Njësinë Administrative numër 6 dhe punonjësja atje na tregon, që skualifikimin e ka bërë Komisioni I Posacëm në bashkinë e madhe, pasi Elvisit i del një pronë e dytë. Ne morëm kontakt me Bashkinë e Tiranës, ku vlerësimi i Komisionit të Posacëm u quajt një gabim dhe falë këmëbnguljes sonë, u hap dhe njëherë rruga për rishqyrtimin e vendimit të këtij komisioni.
Një pastë dhëmbësh, që të kujton kohën e Shqipërisë komuniste. Penj për triko nga kombinati i trikotazhit. Rradha e vajgurit me bidonët e rreshtuar varg. Janë këto disa fotografi, që na kthejnë në kohë, duke na kujtuar Shqipërinë e varfër komuniste.
“Stop” dhe Shoqata “Rreze Jete” kanë dhuruar vegla muzikore në Shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” dhe Institutin e nxënësve, që nuk shikojnë. Zhuljeta Veizaj tregon, se është menduar për një ndihmë ndryshe me veglat muzikore.
Në Shtëpinë e fëmijës kanë cuar një piano dhe një kitarë, që fëmijët të mund të kalojnë kohën e lirë. Drejtori Emiljano Lule falenderon emisionin “Stop” dhe Shoqatën Rreze Jete dhe thotë, se muzika është ajo, që u plotëson shqisën e munguar fëmijëve, që nuk shikojnë.