Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur në zyrën e tij ish-presidentin kroat Stipe Mesiç.
Dy ditë pas sulmit që iu bë në protestë, pasi 31-vjeçari Gerti Shehu e qëlloi me grusht, Berisha i ka rrëfyer ish-presidentit kroat ngjarjen.
Teksa shfaqet me syze, kryedemokrati, mësohet t’i ketë thënë Stipe Mesiç se Gert Shehu është informator i policisë kriminale.
“Personi i zgjedhur që do më godiste është informator i policisë kriminale, me të cilin është marrë një nga figurat më të zeza të historisë së shtetit shqiptar,”- mësohet të ketë thënë Berisha.