Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja për karburantet. Nga sot nafta do të shitet me 198 lekë/litri.
Benzina do të shitet 180 lekë për lirë, ndërsa gazi i lëngshëm 69 lekë/litri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi në datë 7 dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes
Për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, çmimi i naftës është nën 200 lekë për litër.