Rrahën të moshuarin në stacionin e autobusëve, procedohet penalisht 40-vjeçari

Dy personat që tërhoqën me forcë një të moshuar dhe e goditën me shuplakë pranë një stacioni autobusi në Tiranë janë identifikuar.

Policia bën me dije se ka nisur hetimi për R. N., 40 vjeç, si dhe u shpall në kërkim A. S., 31 vjeç. Dhuna fizike ndaj të moshuarit ndodhi në zonën e “Astirit”.

Policia reagoi pas pamjeve që qarkulluan në rrjetet sociale.

Aty tregohet se sapo i moshuari zbret nga urbani në stacion, bashkë me një djalë të mitur 7-vjeç, dy të rinjtë i drejtohen me shpejtësi. Ata e tërheqin nga xhaketa dhe i gjuajnë me shpulla.

Në video dëgjohen dhe të qarat e djalit 7-vjeçar, i cili mendohet se është nipi i tij.

Të Fundit