Shqiptarët mbeten në listën e shtetasve më shumë të dëbuar nga vendet e Bashkimit Europian.
Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë tremujorit të dytë të këtij vit shqiptarët janë të tretë me 6640 shtetas që janë dëbuar nga një vend i unionit.
Në krye janë algjerianët me 8170 të dëbuar dhe më pas marokenët me 7235.
Nga të dhënat e Eurostat, shqiptarët rezultojnë më këmbëngulësit kur vjen puna për të qëndruar në një vend të BE-së.
Eurostat na klasifikon në krye të shtetasve që pasi janë dëbuar nga një vend i BE-së kanë hyrë në një vend tjetër të unionit gjatë tremujorit të dytë.
2650, ose pothuajse gjysma e të dëbuarve në këtë periudhë kanë hyrë në një vend tjetër. Në vend të dytë janë gjeorgjianët me rreth 2 mijë të tillë.
Në tremujorin e dytë, dëbimet nga BE janë rritur me 15 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në total janë dëbuar rreth 95 mijë emigrantë, ose azilkërkues. Vendi me dëbimet më të mëdha është Franca.