Në fjalën e mbajtur para magjistratëve të rinj, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se reforma në drejtësi po jep rezultatet e saj.
Ambasadorja u bëri thirrje magjistratëve të rinj të mos dorëzohen dhe të bëhen shpresë për Shqipërinë.
Ju sfidoj të jeni të guximshëm në bërjen e ndryshimeve. Ndërsa Shqipëria ndërmerr Reformat në sektorin e drejtësisë, këto duhet të ketë sukses për të mirën e të gjithë shqiptarëve dhe të ardhmen e Shqipërisë. Puna e shkollës së Magjistraturës kërkon shumë përpjekje. Ju uroj ju të diplomuar , ndërsa zgjohem në mëngjes përpiqem t’i kujtoj vetes përse jam në këtë punë dhe shpresoj që edhe ju të shiheni çdo mëngjes në pasqyrë dhe t’i thoni vetes: Unë do të jem pjesë e arsyes që populli im të ketë shpresë dhe do të jem pjesë e një Shqipërie më të mirë se tani. Kurrë mos u dorëzoni, SHBA do të mbështesë Shqipërinë”.
Reforma në sektorin e drejtësisë, qoftë këtu në gjykata apo polici, apo agjenci të tjera duhet të ketë sukses për të mirën e të gjithë shqiptarëve edhe të ardhmen e Shqipërisë. Ju sfidoj të jeni të guximshëm në bërjen e ndryshimeve për tu përballur me ato sfida. Të gjithë duhet të përmirësohemi qofshim individë, institucione, vende, duhet të modernizohemi e përshtatemi. Ka shumë arsye për të qenë optimistë për një të ardhme më të mirë”.