Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbajtur fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Në fund ai e mbylli duke thënë: “Rroftë Serbia”.
E ndërsa dëgjoi këtë frazë nga lideri serb, përthyesi nuk ka mbajtur dot të qeshurën. Një video po qarkullon në rrjetet sociale dhe është bërë virale.
Sjellja e përkthyesit që qeshi me deklaratën e Vuçiç ka marrë komente të shumta. Shumë e cilësojnë si “jo profesionale”, ndërsa ka të tjerë që e mirëkuptojnë duke u shprehur se ajo që tha presidenti serb ishte vërtet për të qeshur.
Prevodilac nije mogao da izdrži pic.twitter.com/Lszou9tdFJ
— Mijat (@MijatMinja) September 21, 2022