Ryshfeti/ Përfitoi nga amnistia, i thonë ke dhe 3 vjet dënim!

Në emisionin e djeshëm transmetuam rastin e marrjes së një dëshmie të pastër penaliteti me 600 euro. Një tjetër qytetar tregoi, se në vitin 2012 ishtë dënuar me 8 vite burgim. Duke përfituar nga amnistia, ai doli i lirë pas 5 viteve vuajtje dënimi. Në vitin 2022 kërkoi një dëshmi penaliteti, por i thanë, se kishte 3 vjet dënim të pakryer.Qytetari dëshmoi, se i kishin kërkuar një shumë prej 600 eurosh për ta pastruar dëshminë. Në drejtorinë e burgjeve, qytetarin e drejtuan në sektorin juridik, ku i kërkuan 600 euro për t’i dhënë dëshminë e kërkuar. Ditën e caktuar “nevojtari” u paraqit pranë institucionit dhe në pak minuta mori dëshminë në dorë, që nuk kishte qenë i dënuar më parë.Sot Femi Sufaj, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Burgjeve, tha, se personi i përshirë në aferën korruptive është Arben Tusha, i cili po ndiqet penalisht. Për këtë rast është bërë dhe pezullimi i dy punonjësve të policisë.

Të Fundit