Shpëtim Qosja, një qytetar nga Elbasani, tregon, se jeton prej 5 vitesh në Suedi dhe një ditë merr në facebook një mesazh nga Afërdita Kakuj, e cila i thotë, se do i dhurojë 180 mije euro. Anita ishte shprehur, se ishte duke vdekur dhe nuk kishte njeri, ndaj do i linte atij pasurinë e saj.Ajo kishte lënë një avokat kosovar me nënshtetësi franceze, Fransis Boyer, i cili premtoi nisjen e procedurës për kalimin e shumës.Por avokati kërkoi fillimisht 250 euro dhe më pas 600 euro, në mënyrë që të realizohej transaksioni. Fillimsht Shpëtimi i kaloi 250 euro, por më pas u step.Ndaj kërkoi ndihmoën e “Stop” e bashkë i kaluam me Western Union, 10 euro, sa për një kafe.Tomi Kallajxhi, Specialist teknologjie tregon për fenomenin e mashtrimit në rrjet dhe shpjegon mekanizmat filtrues që duhet të kemi, para se të biem viktima të mashtrimit online.
Një nismë e Partisë Demokratike, e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, ka marrë formë ligjore dhe është depozituar në Kuvend. Në bazë të saj, filmat, dokumentarët, këngët, programet televizive apo edhe momentet e ndryshme, që i thurin lavde sistemit komunist do të ndalohen në Shqipëri. Ajo që projektligji nuk përmend e nuk zgjidh, është cështja e veprave letrare, prej të cilave kanë marrë jetë filmat.Kështu psh filmin Ballë për Ballë nuk do të mund ta shohim dot, por mund të zhvillojmë fantazinë duke lexuar veprën e Kadaresë “Dimri i Madh”.Po kështu duhet të ndahemi me filmat Radiostacioni, apo krevati i Perandorit, por do të shijojmë veprat “Nëntori i një kryeqyteti” apo poemën e Dritero Agollit per hyrjen e Patizanit Mece në Pallatin e Brigadave.
Në emisionin e djeshëm transmetuam rastin e marrjes së një dëshmie të pastër penaliteti me 600 euro. Një tjetër qytetar tregoi, se në vitin 2012 ishtë dënuar me 8 vite burgim. Duke përfituar nga amnistia, ai doli i lirë pas 5 viteve vuajtje dënimi. Në vitin 2022 kërkoi një dëshmi penaliteti, por i thanë, se kishte 3 vjet dënim të pakryer.Qytetari dëshmoi, se i kishin kërkuar një shumë prej 600 eurosh për ta pastruar dëshminë. Në drejtorinë e burgjeve, qytetarin e drejtuan në sektorin juridik, ku i kërkuan 600 euro për t’i dhënë dëshminë e kërkuar. Ditën e caktuar “nevojtari” u paraqit pranë institucionit dhe në pak minuta mori dëshminë në dorë, që nuk kishte qenë i dënuar më parë.Sot Femi Sufaj, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Burgjeve, tha, se personi i përshirë në aferën korruptive është Arben Tusha, i cili po ndiqet penalisht. Për këtë rast është bërë dhe pezullimi i dy punonjësve të policisë.