Është traditë që në dasmat që bëhen në Greqi, sapo çifti të largohet nga kisha, t’u hidhet pak oriz. Por së fundmi, është mbajtur një ceremoni ku të ftuar kanë kaluar çdo pritshmëri. Miqtë e çiftit ishin kujdesur të shtonin mjaftueshëm oriz për të porsamartuarit, siç shihet dhe nga videoja virale.
Ata përdorën kova, thasë dhe madje edhe lopata për të hedhur orizin tek çifti që sapo doli nga kisha. Përdorimi i orizit është një traditë që ndiqet dhe në Shqipëri. Kryesisht, ky zakon kryhet kur krushqia shkon për të marrë nusen dhe pasi kjo e fundit del nga dera e shtëpisë së saj.