Presidenti Bajram Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj nisen sot për të marrë pjesë në funeralin shtetëror për Mbretëreshën Elizabeth II në Britani të Madhe.
Gjithashtu, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë e Republikës së Shqipërisë, do të jenë të ftuar në pritjen mbretërore, në të cilën krerët e shteteve nga e gjithë bota do të mirëpriten nga Mbreti Charles III, në Pallatin Buckingham.
Në kuadër të programit ceremonial, presidenti bashkë me gruan do të marrin pjesë dhe në pritjen e organizuar nga Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar.
Në ceremonitë e organizuara me këtë rast, do të marrin pjesë autoritetet më të larta shtetërore të vendeve të ndryshme të botës.