Rama-të rinjve: Mos harxhoni 30 mijë paund për Britani, investoni në agroturizëm

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë që të mos largohen drejt Gjermanisë apo Britanisë së Madhe për të punuar, por të hapin një agrobiznes në vendin e tyre.

“Nuk kemi një parajsë për t’i ofruar askujt por kemi gjithë vullnetin ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë. Kjo gjë behet vetëm me punë dhe guxim, kurajo për ata që qëndrojnë. 30 mijë paund për trafikimin, investoi në agroturizëm”, u shpreh Rama.

Ai nënvizoi më tej se të ndërtosh argoturizëm, është të ndërtosh një biznes që të sjell me shumë se të shkosh në Britani të Madhe apo Gjermani dhe të punosh punëtor.

Të Fundit