Heroi i ditëve tona, kamarieri nga Fieri tregon si e shpëtoi turisten spanjolle

“Kamerieri hero”, kështu njihet tani Leli Alushaj, 33-vjeçari i cili shpëtoi nga mbytja një turiste spanjolle. Ai vjen nga qyteti i Fierit dhe punon si përgjegjës restoranti në një lokal në Tiranë ku ndodhi dhe incidenti me turisten spanjolle. Ajo teksa hante darkë u mbyt nga ushqimi dhe po të mos kishte qenë për Lelin, pasojat dot kishin qenë tragjike.

33-vjeçari ishte i ftuar këtë të premte në emisionin Rudina në Tv Klan, ku tregoi gjithë historinë e videos që u bë virale e prej nga ai ‘u pagëzua’ me statusin e heroit. Metodën me të cilën ai e shpëtoi spanjollen e ka mësuar në kursin e patentës, por edhe në restorantin ku punon. Është diçka që të gjithë e dimë, por në raste të tilla paniku, pak kush është i gatshëm të veprojë.

 

Leli Alushaj: E para të gjithë të pranishmit u shtangën për momentin, vura re që diçka nuk po shkonte dhe veprova siç veprova.

Rudina Magjistari: Në Tiranë ka ndodhur?

Leli Alushaj: Po në një restorant të Tiranës.

Rudina Magjistari: Në një nga restorantet e Tiranës, ku ti aty punon?

Leli Alushaj: Unë kam 9 vite që punoj aty, jam edhe përgjegjës restoranti.

Rudina Magjistari: Ti ishe duke kaluar afër, në video duket që fillon një shqetësim dhe askush nuk po dinte t’i jepte drejtim e ta ndihmonte atë gruan.

Leli Alushaj: Po i zuri paniku, të gjithë u shtangën, vetëm unë isha i kthjellët në atë situatë dhe e mora situatën në dorë.

Rudina Magjistari: Prandaj dhe hero nuk mund të jetë kushdo. Është e vërtetë se në situata të tilla paniku, e humbasim fillin, nuk dimë si të sillemi dhe nuk dimë çfarë të bëjmë. Ti nga e ke mësuar që duhet t’i bëje pikërisht atë veprim, që ta shtypje në mënyrë që t’i dilte kafshata që i kishte mbetur në fyt.

Leli Alushaj: E para në kursin e patentës, e dyta në restorantin ku punoj se shefi jonë i restorantit të gjithëve u mëson disa gjeste për raste të tilla si mbytje./tvklan.al

Të Fundit