Një 57-vjeçar ka kërcënuar me një palë gërshërë një efektiv policie. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Patos.
Sipas policisë, 57-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe e ka kërcënuar efektivin në stacionin e policisë, aty ku ky i fundit ndodhej me shërbim.
“Shtetasi B. H., 57 vjeç, banues në Rërës, Patos, në gjendje të dehur, ka shkuar në Stacionin e Policisë Patos, dhe ka kanosur me një palë gërshërë punonjësin e Policisë që ishte me shërbim, shtetasin B. K., 54 vjeç, banues në Fier”, njoftoi policia.
Mësohet se 57-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier. Policia thotë se po kryhen veprimet nga prokuroria për arrestimin në flagrancë të tij për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”./tvklan.al