Ndodhemi në Vlorë, në zonën e Ujit të Ftohtë, tek Vila Toto, për të folur me të zotin e saj, Luan Toto.Luani tregon, se vila është ndërtuar që në kohën e Zogut. Ai zotëron vilën, lokalin dhe lulishten. Por tani e kanë lënë pa dalje, pasi Bashkia i ka dhënë rrugën një biznesi për parkim.Më parë Luani thotë, se i kanë marrë edhe 4 metra për trotuarin, pa e shpronësuar.Luan Toto ka aplikuar për parkim në bashki dhe i thonë, që është publik, por në fakt rezulton privat.
E vetmja gjë, që kërkon është rruga për ta dalë nga shtëpia dhe parkimet, që i takojnë si biznes.Qytetarët takojnë drejtorin e bashkisë Zambak Selmani dhe ai i thotë, se do ia japë servitutin dhe parkimin pas 2 aplikimeve dhe ankesave tek bashkëqeverisja.më pas shkon gazetarja e “Stop” në zyrën e Zambakut, po nuk e gjen aty, pasi është hapur fjala, se ka vajtur Spak-u. Në telefon drejtori premton, se do t’i lihet rruga Vilës Toto dhe do t’i jepet pjesë nga parkimi 4 subjekteve, që operojnë aty.
Sot ishte dita e parë e shkollës për 450 mijë nxënës të sistemit parauniversitar.Po sot u mbajt kongresi kombtar i arsimit, ku mbajti një fjalë të gjatë kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalimit të Ramës, një pjesëmarrësi në aktivitet i ra telefoni dhe kaq mjaftoi, që Rama ta shndërronte në objekt humori dhe ironie.
Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur informacioni, se disa nga policët e Korcës, të denoncuar pas publikimit të disa skandaleve nga ana jonë, janë rikthyer në detyrë.Eduard Grezhda dhe Orlando Beqiraj janë sërish efektivë me uniformë.
Kadastra e Durrësit është bërë si zyrë që prodhon humor. Një grup pune, i ngritur për t’i korrigjuar pronën një qytetari, ka konkluduar në përgjigje, se grupi i punës nuk është funksional…?!