Do të sjellim sot historinë e një zonje, që iu drejtua spitalit privat Sante Plus për rimodelimin e barkut, por rezultati ishte i tmerrshëm. Zonja jeton prej 22 vitesh jashtë Shqipërisë dhe pasi dëgjoi ofertën, që për 1900 euro mund të kthente barkun, që kishte pasur para lindjeve, vendosi ta ndërmerrte këtë hap.Kur mori kontakt në këtë spital privat, i thanë, që duheshin edhe 1900 euro të tjera për heqjen e dhjamit.Por ky ishte vetëm fillimi. Pas ndërhyrjes zonja thotë, se nuk i vunë kateter e nuk mund të shkarkohej. Për pasojë u fry dhe iu rrit shumë albumina.Në këto kushte e cuan në QSUT për ndihmë më të specializuar.Kur u kthye në Sante Plus, plagët nuk po i mbylleshin, ndaj e rioperuan.Shkoi në shtëpi e pas banjos, barku iu hap plotësisht, aq sa të ëmës i ra të fikët, kur e pa.Në Sante Plus zonja shkoi dhe 5 herë të tjera, për ndërhyrje. Herën e pestë i hoqën edhe këthizën. Zonja tregon, se kjo situatë ka futur në depresion gjithë familjen e saj.Në vendin ku jeton, i duhet të bëjë sërish ndërhyrje dhe të riparojë edhe kërthizën.
Kryeministri Rama deklaroi sot, se pas sulmit kibernetik të 15 korrikut në rrjetet shtetërore online ishte Irani. Për pasojë Rama tha, se marrëdhëniet diplomatike me këtë vend ndërpriten dhe diplomatët iranianë duhet të lenë vendin tonë brenda 24 orëve.Në shkurt 2016 ne kemi transmetuar një video, ku ish kryeministri Pandeli Majko shfaqej në një kongres të muxhahedinëve iranianë, duke thënë, se i kishte bërë miq ata e shpresonte të shkonin bashkë në Teheranin e lirë.
Për masakrimin e zonjës, e cila donte vetëm të rimodelonte barkun, iu drejtuam spitalit privat Sante Plus. Kirurgu turk ishte zhdukur dhe mjekët, që dolën për sqarim, nuk kishin dijeni fare për rastin.Administratorja e spitalit mjaftohet të thotë, se kateteri nuk vendoset për të gjitha rastet.Ndërsa interesoheshim për këtë cështje, në ambientet e spitalit takuam një tjetër qytetare, e cila na tregoi eksperiencën e saj me të njejtën ndërhyrje.Po kështu kunata e saj kishte përjetuar një përvojë të pakëndshme me vendosjen e balonit në stomak.