ITALI– Historia surreale e një fëmije tre vjeçar të lwnw vetëm në shtëpi natën, i cili del për të kërkuar prindërit e tij: sipas mediave, djali i vogël u zgjua dhe nuk gjeti njeri, hapi derën dhe doli jashtë nën sytë e një kalimtari që lajmëroi karabinierët dhe e shpëtoi fëmijën, 3-vjeçari iu kthye prindërve për të cilët, “hetimet janë duke u zhvilluar”, siç shkruan Fanpage.
Djali tre vjeçar ka mbetur vetëm në shtëpi
Policia ka rindërtuar një pjesë të ngjarjes: nëna dhe babai i fëmijës kanw dalë duke e lënë fëmijën vetëm në shtëpi, pasi e kishin vënë në gjumë. Fëmijët flenë, por ndonjëherë zgjohen dhe mbi të gjitha fëmijët janë në rrezik edhe nëse flenë pa mbikëqyrje: i vogli në fakt u ngrit dhe, duke mos gjetur njeri, doli zbathur në rrugë, ndoshta duke e gjetur derën hapur ose duke e hapur vetë. Pas disa qindra metrash një kalimtar ndaloi për ta ndihmuar dhe më pas thirri policinw.
Në vend mbërritën karabinierët e Orvietos, të cilët duke e marrë në pyetje me takt fëmijën, arritën ta kthenin në shtëpi. Nga ana tjetër, prindërit janë denoncuar pranë organeve të drejtësisë për “braktisje të mituri”.