4-vjeçari merr në telefon ambulancën dhe i shpëton jetën të ëmës

Një djalë katërvjeçar australian ka mundur të shpëtojë nënën e tij nga një urgjencë mjekësore duke thirrur një ambulancë, vetëm një ditë pasi ajo i mësoi se si ta bënte.

Monty Cocker thirri numrin e urgjencës kombëtare më 27 gusht, duke u thënë operatorëve: “Mamaja ka rënë”, shkruan BBC.

“Ndërsa arritëm në adresë, ai ishte në dritare… duke na bërë me dorë”, tha ndihmësmjeku Mark Small.

Brenda shtëpisë, Monty me qetësi ndihmoi ekuipazhin e ambulancës të kuptonte se nëna e tij, Wendy, kishte pësuar një krizë.

Mjekët e urgjencës u kthyen në shtëpinë në Launceston, Tasmania, të martën për t’i dhënë Monty-t një certifikatë mirënjohjeje.

 

Të Fundit