Edhe këtë sesion të ri parlamentar palët politike e kanë nisur me akuza ndaj njëra-tjetrës.
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, në fjalën e tij të parë për këtë sesion uroi punë të mbarë dhe jetë më të shkurtër parlamentit aktual.
Sipas tij, në parlament nuk flitet për hallet reale të qytetarëve shqiptarë.
Alibeaj: E udhës është të thuhet gjithmonë punë e mbarë. Çfarë pune të mbarë mund t’i urosh këtij parlamenti? Punë e mbarë për ligjet e bëra me porosi? Punë e mbarë për fjalën e penguar të opozitës? Jo punë të mbarë për këto çështje nuk mund të ketë. Unë nuk shpresoj se edhe në këtë sesion do ketë punë të mbarë të këtij Parlamenti sepse është produkt i zgjedhjeve të vjedhura. Po t’i pyesësh sot shqiptarët askush nuk e sheh këtë parlament si vendin ku flitet për hallet e tyre. Një gjë do ta them. Punë e mbarë dhe jetë të shkurtër këtij Parlamenti.