Mësuesja Remzije Lezi nga Reshtani i Suharekës nuk do të mundet të ushtrojë më profesionin e mësueses pasi nuk lejohet të mbajë shami.
Pak ditë më parë ajo është pushuar nga puna për shkak se është e mbuluar.
Këshilli Drejtues i Shkollës Fillore “Flamuri i Arbërit” mori vendim që të mos i lejojë mësueses me 30 vite eksperiencë ushtrimin e detyrës në këtë institucion arsimor.
Këshilli e mori këtë vendim duke u mbështetur në Udhëzimin Administrativ që ndalon bartjen e uniformës fetare.
Mësuesja nisi të mbante shami këtë vit pasi kreu haxhin. Përjashtimi i saj nga shkolla ka shkaktuar reagime të shumta.