Meta: Shqipëria në gjendje emergjence, duhen ndryshime, duke u ngritur populli, ngrihet edhe shteti

Kryetari i Partisë së Lirisë ka zhvilluar sot takime me fermerët dhe blegtorët në Fier.

Në një prononcim për gazetarët nga Fieri, Meta u shpreh nga atje se vjeshta do të jetë shumë ripërtëritëse për  demokracinë dhe llogaridhënien.

Meta akuzoi kryeministrin Rama se ka kapur çdo pushtet dhe se shteti ka rënë.

Lidhur me zotërinë, ju e dini që të gjithë ata që kanë probleme si ai në këtë stinë pak të ngrohtë u rëndohen problemet e shëndeti, koha e mjekimit po afron. Ajo që mund të them është se Shqipëria është në një gjendje emergjence, shteti ka rënë në çdo aspekt, ka falimentuar për shkak të një kryeministri diletant që bën eksperimente kundër shtetit dhe ka falimentuar gjithçka, që nga siguria dhe rendi publike, deri tek bujqësia që është në një gjendje zie.

Një njeri që nuk ndalet se vjedhuri në kohë pandemie, që falsifikon numrin e të vdekurve në pandemi, një njeri që përdor dhe tërmetin për të vjedhur bën çdo akuza.

Për një shtet që vazhdon paguan çdo ditë për një aferë skandaloze si ajo e iniciatorëve, persona që janë në kërkim, si mund të them që një shtet i tillë ekziston, por tashmë populli po ngrihet, duke u ngritur populli do ngrihet edhe shteti

Nuk është çështje fushate, por duhet ndryshim. Shumë shpejt do të kemi ndryshime të jashtëzakonshme. 

Të Fundit