Një person ka humbur jetën në Tiranë pasi është goditur nga fqinji i tij. policia sqaron se ka arrestuar 51-vjeçarin A.M si autor të ngjarjes.
Policia bën me dije se viktima ishte konfliktuar me 51-vjeçarin, fqinj i tij, i cili e ka goditur me grushte duke i shkaktuar dëmtime në laring.
Pas sherrit, 56-vjeçari është larguar për në shtëpi, por është ndjerë menjëherë keq duke humbur edhe jetën.