Pse Spanja nuk njeh Kosovën, kryeministri spanjoll në Tiranë: Është shkelur e drejta ndërkombëtare

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka folur nga Tirana për qëndrimin e Spanjës ndaj njohjes së Kosovës.

I pyetur nga gazetarja se përse Spanja nuk e njeh Kosovës, Sanchez tha se vendi I tij nuk është në favor të pranimit të Kosovës, duke argumentuar se sipas tij është shkelur e drejta ndërkombëtare.
Ndërsa theksoi se dy vende mike si Spanja dhe Shqipëria është normale të kenë mosmarrëveshje, në këtë rast mosmarrëveshja është për njohjen e Kosovës.

“Miqtë e mirë si Shqipëria dhe Spanja mund të kenë dhe mosmarrëveshjet e veta. Ne mendojmë se është deklaratë e njëanshme e pavarësisë dhe mendojmë se është shkelur e drejta ndërkombëtare prandaj nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi. E themi me gjithë respektin që kemi popullin shqiptar.

Është një opinion që ndahemi me Shqipërinë por kjo nuk do të thotë në kuadër të integrimit europian nuk nxisim dialogun Serbi – Prishtinë. Ky është pozicioni që kemi me Spanjën. Edhe miqtë e mirë mund të kenë diferencat apo kontradiktat mes njëri tjetrit”, tha kryeministri spanjoll.

Të Fundit