Sabrina Islamaj, një qytetare nga Saranda, denoncon në Stop komshiun Bujar Ahmeti, i cili ka bërë një ndërtim të cuditshëm përpara dritareve të shtëpisë së saj, duke i bllokuar katin e dytë.Bëhet fjalë për një konstruksion metalik, që ngjan me një mini skenë për koncerte.Për këtë shqetësim Sabrina Islamaj ka bërë denoncim në policinë e Sarandës.Megjithatë askush nuk ka bërë gjë, për të zgjidhur problemin dhe as INUV nuk ka lëvizur.
Tani, që erdhi vera dhe ka nisur sezoni i plazhit, në rrjet po qarkullon një thënie, se vajzave nuk i intereson më prova e kostumit të banjos, pasi të gjithë në plazh do të shohin celularin.Një cadër në plazhin e Vlorës është shndërruar në mbajtëse rrobash, pasi një shtetase italiane ka nderur gjithcka, nga rrobat e banjos, peshqirat e veshje të tjera. Në kemi pyetur qytetarët shqiptarë, se ku dhe si do t’i kalojnë pushimet e verës.Disa flasin për argëtim e të tjerë për mungesë të ardhurash.
Një muaj pas konstatimit të ndërtimit të cuditshëm në dritaren e zonjës Sabrina Islamaj në Sarandë, askush nuk ka marrë masa. Bujar Ahmeti ka ndikim në qytet edhe për shkak të një pozicioni të rëndësishëm në policinë e shtetit.
“Stop” iu drejtua zyrtarisht Bashkisë Sarandë dhe INUV-it, me pyetjen, se kur do të prishet ky objekt.Pas ndërhyrjes sonë, INUK prishi ndërtimin e cuditshëm. Zonja Islamaj tregon, se cfarë ndodhi, që pas ngritjes së shqetësimit zyrtar nga ana e emisionit “Stop”, duke falenderuar për zgjidhjen.