Rreth 4200 bimë kanabis që ishin kultivuar në zona të pyllëzuara dhe në sipërfaqe të vogla me nga 15 deri në 20 bimë janë asgjësuar nga Policia e Shkodrës ditën e sotme.
Gjatë 48 orëve të fundit janë kontrolluar 85 koordinata në njësinë administrative Pult dhe Shalë të bashkisë Shkodër, njoftojnë uniformat blu.
Aktualisht, po vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve që kultivojnë bimë narkotike.
Ndërkohë, si rezultat i operacioneve të zhvilluara në Krujë dhe Mirditë gjatë orëve të fundit kanë rënë në pranga 4 persona të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.