Dy vëllezër shqiptarë janë bërë pjesë e një prej spektakleve më të njohura në botë. Artan dhe Arnold Balla ishin pjesë e “America’s Got Talent”.
Në një performancë disa minutëshe, ata treguan aftësinë e tyre akrobatike.
Ashtu siç do të mund të shihni edhe në videon e bërë publike në kanalin “YouTube”, vëllezërit Balla kanë mahnitur jurinë me performancën dhe talentin e tyre.
Duhet thënë se juria e përbërë nga Simon Cowell, Heidi Klum dhe Sofia Vergara mbeti gojëhapur, ndërsa publiku i mbështeti vëllezërit Balla me duartrokitje dhe brohoritma.
Heidi Klum u shpreh se nuk kishte parë kurrë një performancë të tillë, ndërsa Sofia Vegara tha se shfaqja ishte mahnitëse.
I vetmi që pati një kritikë ishte Simon Cowell dhe ajo kishte të bënte me topat portokalli që djemtë shqiptarë përdorën gjatë performancës së tyre.
Ndërsa në fund gjithçka u mbyll më së miri, ku dy vëllezërit Balla morën 3 “PO” nga juria dhe gjithë mbështetjen e publikut amerikan.