Klodjan Çobaj, ka treguar pendesë sot në Gjykatën e Fierit, e cila la në fuqi kërkesën e prokurorit Hysen Ajasllari për arrest me burg të autorit.
Me lot në sy, 30-vjeçari ka kërkuar dënim maksimal për plagosjen e nënës së tij.
Burime për media bëjnë me dije se 30-vjeçari ka pranuar plotësisht fajin.
Ai është shprehur se nuk mban mend rrjedhën e ngjarjes kur plagosi me thikë nënën e tij.
Ndërsa ka pohuar se e ka kryer në gjendje të rëndë psikologjike.
Klodjan Çobaj ka goditur me 5 korrik disa herë me thikë nënën e tij 84-vjeçare Donika Çobaj, e cila fatmirësisht i ka shpëtuar vdekjes, por që ende vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve për shkak të plagëve të shumta të marra me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.
Donika Çobaj ka marrë plagë të rënda në të gjithë trupin, si rezultat i goditjes disa herë me thikë në pjesë të ndryshme, në qafë, bark dhe kofshë.
Kujtojmë se 84-vjeçarja jetonte me një vajzë pasi bashkëshorti i kishte vdekur ndërsa djali ishte emigrant në Gjermani.
Ky i fundit, Klodjan Çobaj, kishte rreth 20 ditë qe ishte kthyer nga Gjermania.
Fqinjët tregojnë se ishte familje shumë e mirë dhe e kanë pasur të vështirë ta besojnë ngjarjen.
Djali nuk ka qenë problematik dhe nuk janë dëgjuar debate me parë. Fqinjët kanë dëgjuar fjalë, por nuk kanë parë çfarë ka ndodhur.
Djali pasi e ka goditur nënën me thikë është larguar menjëherë nga banesa.
Ngjarja ka ndodhur brenda banesës, ndërsa autori nuk raportohet të ketë pasur probleme të shëndetit mendor
Burime konfidenciale nga policia e Fierit bëjnë të ditur se Klodjan Çobaj ka kryer sulmin me thikë ndaj nënës së tij Donika Çobaj në gjendje të dehur.