Boris Johnson duket se është një politikan që do të mbetet në qendër të skandaleve në Britaninë e Madhe, pavarësisht se pranoi të lërë pushtetin duke u dorëhequr si Kryeministër i vendit dhe si kryetar i Partisë Konservatore.
Së fundmi “The Times” ka publikuar shifrat e një skandali të vjetër ku Johnson është përfshirë, duke kërkuar fonde nga financuesit e fushatës së tij por edhe nga buxheti i qeverisë për të rinovuar apartamentin në Downing Street Nr.11.
Rinovimi i banesës ka kushtuar më shumë se 200,000 mijë paund dhe kjo është zbuluar nga një kopje e faturës së shpenzimeve që është bërë tashmë publike.
Një skandal për financimin e mobilieve të reja ishte një nga incidentet e hershme që nisi të kthente kundër tij disa deputetë konservatorë. Ndër artikujt që Johnson dhe gruaja e tij Carrie porositën nga “Soane”, kompania e udhëhequr nga stilisti i brendshëm Lulu Lytle, ishte një karrocë pijesh 3,675 paund, e bazuar në atë që zotërohej nga balerini i ndjerë Rudolf Nureyev, raportoi The Independent.