Jemi në Pogradec, ku Gurisel Selimllari tregon, se është divorcuar me gruan dhe nga martesa kanë një djalë. Gjykata ka vendosur, babai ta takojë djalin cdo të premte për dy orë në zyrën përmbarimore. Por takimi nuk realizohet, pasi e ëma nuk e sjell djalin, sic e kërkon vendimi gjyqsor. Gjithashtu në vitin 2021 është bërë ndryshimi i vendimit për pjesën e takimit, por nuk është zbardhur nga gjyqtarja Luljeta Kolonja.Ne takojmë gjyqtaren dhe ajo thotë, se ka patur shumë ngarkesë, por do ta zbardhë vendimin shumë shpejt. Pas dy vjetësh përmbaruesi shtetëror i vë gjobë ish-bashkëshortes së Guriselit, që nuk sjell fëmijën, ta takojë i ati. Me ndërhyrjen e “Stop”, Gurisel Selimllari realizon takimin me djalin e tij.
Kush e mban portofolin në shtëpi. Sa lekë ju le për vete partneri dhe is i shpenzoni ato? Ne pyetëm qytetarët, për një nga cështjet më problematike dhe që prodhon debat në një familje. Nuk mungojnë batutat dhe humori, mbi ndarjen dhe shpenzimin e lekëve nga anëtaërt e familjes.
Hemangioma, që ai ka, po i merr të gjithë trupin! Për kurimin e tij duhen 13.000 €, shumë të cilën familja e tij nuk ka asnjë mundësi ta sigurojë.
Angjelo Vukaj, 9 vjeç nga Shkodra vuan nga Hemangioma Cavernous, një sëmundje e trashëguar, që prek gjakun, e sidomos damarët kryesorë të trupit. Ky rast pret solidaritetin e të gjithë shqiptarëve, për t’u trajtuar në Itali. “Stop” e “Fundjavë ndryshe” bëjnë apel për ta kthyer Angjelon e vogël në jetë.