Një 42-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga pas një konflikti për motive të dobëta që përfundoi në dhunë fizike.
Bëhet e ditur të enjten, 42-vjeçari P. B., pas një konflikti verbal në ambientet e një lokali, në rrugën “Kostandin Kristoforidhi”, ka goditur me kaçavidë dy persona të tjerë.
Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 42-vjeçari u arrestua për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale