Botërori në Katar/ Ndalohet seksi jashtëmartesor, dënohet me 7 vite burg

Katari do të presë në nëntor Kupën e Botës, eventin më të rëndësishëm në fund. Megjithatë, rregullat në Katar, janë shumë strikte dhe janë vendosur shumë kufizime.

Sipas “Daily Star”, seksi jashtëmartesor është i ndalur në Katar, për tifozët, por edhe për lojtarët. Marrëdhëniet seksuale, do të lejohen vetëm për çiftet e martuara, ndërsa të tjerët rrezikojnë 7 vite burg.

Seksi jashtëmartesor dhe homoseksualiteti janë të paligjshme në Katar dhe dënimi për ata që i bëjnë, është 7 vite burg. FIFA është njoftuar gjithashtu për këtë dhe nuk do të ketë përjashtime.

Një burim pranë policisë, i ka thënë “Daily Star” se: “Seksi nuk është në mënu në Katar, nëse nuk jeni të martuar. Në këtë turne, nuk do të ketë aventura brenda natës. Gjithashtu nuk do të ketë as ‘party’. Të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm, që të mos përundojnë në burg. Kjo është hera e parë në historinë e Kupës së Botës, që vendi organizator ndalon seksin. Tifozët duhet të jetë të kujdesshëm.”

 

Të Fundit