Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një postim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se është arrestuar në Itali djali i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
Berisha thotë se “Endi Çuçi është arrestuar në Itali, për kontrabandë ilaçesh dhe personave të sëmurë”.
“Djali i ministrit të Brendshëm, si anëtar i mafies që kontrabandonte ilaçe dhe të sëmurë! Punonte në KLGJ! Ndërhyrje të fuqishme për lirimin e tij! Mafie dhe vetëm mafie!”,-shkruan ndër të tjera Berisha.
“Arrestohet ne Itali, Endi Çuçi, djali i ministrit te Brendeshem te familjes Blendi Çuçi, si antar i mafjes qe kontrabandonte ilaçe dhe te semure! Punonte ne KLGJ! Nderhyrje te fuqishme per lirimin e tij! Mafje dhe vetem mafje! sb
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Pershendetje Doktor.
Kam disa dokumenta me rendesi te cilat po jua nis. Behet fjale per nje mase sigurie te Gjykates italiane ku i perfshire eshte djali i Blendi Çuçit, Endi Çuçi ne kontrabande ilacesh dhe pacientesh shqiptare qe te merrnin karta shendeti te falsifikuara ne Itali ne kohen e Covid. Nuk e ka asnje media vetem ne. Nje miku im gazetar ma dha ne menyre konfidenciale te cilat i siguroi nga gazetare italiane. Materialet i kam.
Me poshte po ju nis dokumentin e Gjykates, ku permendet djali i Blendi Çuçit nga martesa e tij e pare me Zhaklina Peton, e dale ne pergjimet italiane.
Bashkengjitur ju nis te gjithe materialin, median tone e cila e publikoi rastin, por nuk e kane permendur emrin e djalit te Blendi Cucit dhe median italiane. Kredecialet e tij dhe punesimin ne KLGJ.
Me poshte dokumentat:
Masa e sigurise se Gjykates se Milanos.
Lajmet ne mediat italiane.
Pergjimet ne dosjen e Gjykates.”,-shkruan Berisha.