Fitoi 10 milion dollarë në lotari, 54-vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm

Një burrë nga Karolina e Veriut, i cili fitoi një çmim lotarie prej 10 milionë dollarësh në vitin 2017, është dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht për vrasjen fatale të së dashurës së tij në vitin 2020. Michael Todd Hill, 54 vjeç, u dënua për vrasje të shkallës së parë.

Ai është dënuar për vrasjen e 23-vjeçares Keonna Graham nga Navassa. Graham u raportua e zhdukur më 20 korrik 2020. Më vonë ajo u gjet e vdekur në një hotel me plagë në pjesën e pasme të kokës. Hill fitoi 10 milionë dollarë nga një biletë gërvishtëse në gusht të vitit 2017.

Të Fundit