Tuneli i Llogarasë, Rama: U hapën 2 kilometra për pesë muaj, synojmë të përfundojë para afatit

Në tunelin e Llogarasë janë hapur 2 kilometra. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, ndërkohë që punimet kanë filluar pesë muaj më parë

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka vlerësuar ecurinë e punës, teksa shton se synimi është që të përfundojë përpara afatit të përcaktuar.

“Tuneli i Llogarasë, në të cilin për 5 muaj nga nisja e punimeve janë hapur 2 kilometra. Një ecuri për tu vlerësuar, të cilën synojmë ta përfundojmë para afatit kontraktual për të qenë e aksesueshme nga të gjithë vizitorët e bregdetit të jugut”, shkruan Rama.

Punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë nisën në nëntor të vitit të kaluar. Kompania fituese ka afat 37 muaj që të përfundojë tunelin, i cili do të jetë i gjatë 5.9 kilometra dhe do të përshkohet nga qytetarët për 7-10 minuta, duke bërë të mundur shkurtimin e kohës që duhet aktualisht për të kaluar nga Qafa e Llogarasë.

Të Fundit