Kristaq Qiqi ka blerë një apartament në vitin 2012 në rrugën e Kavajës me kontratë të rregullt. Vitet e fundit ai është pajisur edhe me certifikatë pronësie. Në vitin 2021 vihet në dijeni nga përmbaruesi privat Besnik Bajraktari, se duhet të lironte shtëpinë, pas një konflikti mes ndërtuesit dhe pronarit të truallit. Kristaqi nuk i vuri shumë rëndësi kësaj kërkese, duke qenë se kishte certifikatë pronësie dhe në vendim, nuk përmendej prona konkrete e tij. Por në 10 gusht 2021, kur Kristaqi ndodhej në Londër, kthehet me urgjencë dhe e gjen bravën e apartamentit të tij, të ndryshuar.Zyra e përmbarimit nuk tërhiqet e po kështu dhe pretenduesja e apartamentit Ada Pasmaciu.Në mënyrë absurde Kadastra e Tiranës ka anulluar certifikatën e Kristaqit, pa asnjë lloj baze ligjore dhe për këtë arsye, palët janë në gjyq.
Një dyndje tifozësh italianë e holandezë vizituan Tiranën këto ditë, për të ndjekur ndeshjen finale të Konferencë league.Ne takuam disa prej tyre, të cilët tregojnë, se cfarë kanë marrë nga kryeqyteti shqiptar. Shumë shtetas të huaj kanë mësuar napolonin, ndërsa tani kuptojnë edhe gatime tradicionale si pace koke apo këmbësh.
Lidhur me apartamentin e qytetarit Kristaq Qiqi, përmbaruesi Besnik Bajraktari nuk ka respektuar një masë sigurie të një vendimi gjyqsor, që është shprehur në favor të Kristaqit. Vendimi kërkon, që të pezullohen veprimet përmbarimore, e megjithatë apartamenti është dhunuar e i është ndryshuar brava.Nga ana tjetër, edhe sjellja e efektivëve të komisariatit numër 3 është shumë e dyshimtë. Pa asnjë dokument punonjësit e komisariatit numër 3 shoqërojnë Kristaq Qiqin, duke favorizuar Ada Pasmaciun.Kur zoti Qiqi shkon në këtë institucion bashkë e avokatin e tij, punonjësit e policisë refuzojnë t’i marrin kallzimin.