Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratke që po zhvillohet në selinë blu deputetët demokratë kanë propozuar emrat e tyre për presidentin e ri të vendit. Janë dhjetë emra të propozuar për të pasuar Ilir Metën në Presidencë.
Disa prej deputetëve demokratë kanë dhënë sot propozimet e tyre, për emrin që do të mbaje kreu I ri I shtetit, pauses I Ilir Metës në Presidencë.
Burime për media thanë se deputeti Flamur Hoxha propozoi diplomatin Arben Çejku, ish ambasador në Maqedoninë e Veriut.
Ndërsa Ferdinand Xhaferraj propozoi Leonard Demin, ish ambasador i NATO-s.
Nga Bledion Nallbati u propozua ish ministri i brendshëm i qeverisë teknike në 2017, Dritan Demiraj.
Dashamir Sheshi është propozuar gjithashtu si kandidat për President nga deputeti Kreshnik Collaku, i cili ka propozuar gjithashtu edhe emrin e Jorida Tabakut.
Gjithashtu për postin e presidentit është propozuar edhe emri i Princ Lekës, emër I propozuar ky nga depuetetja Dhurata Çupi.
Sakaq grupi parlamentar I PD, vendosi që ndër emrat që do të kalojnë për një diskutim më të thelluar janë:
- Leonard Demi
- Arben Çejku
- Dritan Demiraj
- Visar Zhiti
- Rexhep Uka
- Halim Kosova
- Dashamir Shehu
- Leka Zogu
Referuar deklaratave të Enkelejd Alibeajt në mbledhje, grupi i PD do të zgjedhë 4 kandidatë, nga të cilët dy prej tyre do të përzgjidhe nga pala tjetër. Më pas do të grihet grupi I përbashkët PD-PS me 6 anëtarë I cili do të zgjedh një prej kandidatëve të propozuar. Për të qenë konsensual, kandidati do të propozohet me firmat e përbashkëta të PD e PS tha Alibeaj në mbledhje.