Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit kanë dalë në një konferencë për mediat për të dhënë informacione zyrtare në lidhje me operacionin që po zhvillohet në disa qytete në vend.
Në fjalën e tij kreu i SPAK, Arben Kraja tha se pas hetimeve intensive janë grumbulluar prova për ngjarje kriminale. Më tej ai tha se Hetimet e kryera kanë evidentuar ekzistencën e 8 grupeve kriminale, në Tiranë Durrës dhe Elbasan.
“BKH ka kryer veprime të shumta hetimore për zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale të kryera në disa qytete të vendit. Pas hetimeve intensive të grumbullohen prova për ngjarje kriminale. SPAK ka regjsitruar më datë 14 prill, për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet përkatëse. Si dhe veprat penale armëmbajtje pa leje. Në vijim të hetimeve, vrasjet ë mbetura në tentaivë, vepra dhune, shkatërrim prone etj. Janë tërhequr dosjet për këto veprat penale. Hetimet e kryara kanë evidentuar ekzistenën e 8 grupeve kriminale, në Tiranë Durrës dhe Elbasan. 4, 3 dhe 1. Karakteristëikë është dhuna e egër e shkaktuar. Ata bashkëpunojnë me grupe kundërshtare. Grupet kriminale paguanin shumë të mëdha parash për vrasjen e kundërshtarëve. Flitet për një shkallë të lartë organizimi. Pas kërkesës së SPAK janë caktuar masat e sigurisë për 32 shtetas. Është autorizuar kontrollet e banesave për 28 shtetas të tjerë
“, tha Kraja.