Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi masën “arrest me burg” për ish-ministrin Lefter Koka. Apeli i Posaçëm refuzoi një masë më të lehtë për ish-ministrin për çështjen e inceneratorit të Fierit.
Tashmë mbi Kokën janë 2 masa me ‘arrest me burg’, edhe për ajo për inceneratorin e Elbasanit.
Lefter Koka kërkoi masë më të butë sigurie me pretendimin se ka respektuar ligjin dhe nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë dhënies me koncension për ndërtimin e inceneratorit.
Nga ana tjetër SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes ryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, e për këtë shkalla e parë ka caktuar masën sigurisë “arrest me burg”.
Ndërsa për inceneratorin e Elbasanit, Koka akuzohet se ka marrë ryshfet 3.7 milionë euro për ndërtimin e tij.