Një 23-vjeçar është mbytur tragjikisht në det pasi së bashku me të dashurën e tij po përpiqeshin të kopjonin pozën ikonë të filmit Titanik.
Furkan Ciftci dhe e dashura Mine Dinar, të dy 23 vjeç, ranë në det në Izmit të Turqisë pasi u përpoqën të krijonin pozën ikonë të aktorëve Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet në filmin e Titanikut. Çifti, i cili kishte pirë alkool zgjodhi skajin e skelës së varkës për të shkrepur foton, por më fakt tragjedia ndodhi kur ata ranë gabimisht në det.
Pasi dyshja ranë në det, një peshkatar i ndodhur në vendngjarje, nxitoi të ju vinte në ndihmë çiftit, por mundi të ndihmonte vetëm 23-vjeçaren Mine Dinar, e cila u kap pas fundit të një kallami peshkimi.
Më pas ajo u tërhoq në vend të sigurtë dhe pastaj u dërgua në spital me ambulancë, por i dashuri i saj Furkan Ciftci fatkeqësisht u zhduk, ndërsa shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje për ta kërkuar atë.
Pas dy orësh, ekipi i kërkim-shpërtimit nxorri nga deti trupin e 23-vjeçarit, i cili për fat të keq kishte ndërruar jetë./tvklan.al