“Takova një demokrat të mërzitur”,Rama:Mendonte shtëpinë e mora por partia më iku

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në Ndroq, ku po bënte dorëzimin e banesave të reja të rindërtuara pas shembjes nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama tregoi se para se të mbërrinte kishte takuar një demokrat të mërzitur që kishte marrë shtëpinë por kishte humbur partinë.

Ai tha se partia e tyre është e hapur për të gjithë demokratët ndërsa mori shembullin e kreut të PD në Farkë që sipas tij ka marrë katër shtëpia nga procesi i rindërtimit për shkak se kishte katër kurora në një banesë.

I dhashë dorën një demokrati këtu ishte shumë i mërzitur. Se mendonte se shtëpinë e mora por partia më iku, Shtëpinë kishim për detyrë dhe shtëpinë ta dhamë. Partinë nuk kishim për detyrë ta mirëmbanin. Shih e bëj për ndonjë parti tjetër. Po nuk gjete ne derën hapur e kemi. Kemi dhënë prova se demokratët i mbajmë mirë. I japim më shumë se dy tre shtëpia. Si kryetari i PD në Farkë që mori katër shtëpi që kishte disa kurora”,-tha Rama./

Të Fundit