Monika Kryemadhi: Nuk kam bërë operacione plastike, bukurinë e kam nga nëna ime

Monika Kryemadhi ka reaguar  lidhur me artikullin në gazetën austriake ku shkruhej se ajo ka shpenzuar 50 mijë euro për ndërhyrje kirurgjikale.

E fturë në Syri tv, Kryemadhi tha ndihet ende e re dhe gjenetikisht shumë në formë.

“Akuzohem për bukurinë që më ka dhënë nëna ime. Jam shumë e indinjuar që akoma nuk kam bërë asnjë operacion plastik, për këtë më vjen keq.

Jam akoma shumë e re, dua edhe njëçik kohë. Nuk kam abuzuar as me drogë as me alkoolin.

Acidi hialuronik dhe botoksi nuk janë operacione plastike. Operacionet plastike janë kur tërheq gjoksin apo fytyrën, ata që e kanë shkruar shkrimin e dinë shumë mirë se e kanë bërë vetë, mos të them edhe doktorin ku e kanë bërë.

Monika Kryemadhi ka edhe 20 vite për të shkuar tek ai proces. Edhe gjenetikisht jam shumë në formë. Ata e dinë shumë mirë që ndërhyrjen kirurgjikale për arsye shëndetësore i kam të deklaruara në ILDKPI dhe me faturat spitalore.”-tha Kryemadhi.

Të Fundit