Jemi në fshatin Boçovë të Fierit te 82 vjecari Idriz Bana.Në vitin 2019 një person, i quajtur Rei Gega, dhëndër në këtë fshat, shfrytëzoi rastin Idrizi ndodhej në Itali te fëmijët, dhe i vjedh traktorin, si dhe disa mjete të tjera bujqësore.Bashkëfshatarët lajmërojnë Idrizin dhe ai kthehet e bën denoncim. Autori gjendet dhe gjykata e ka dënuar me dy vjet burg për vjedhje. I moshuari sorollatet për tre vjet, që të marrë traktorin, i cili pasi u zbulua nga policia, u dërgua në pikën e grumbullimit të mjeteve në ruajtje në policinë e Roskovecit.Avokati i denoncuesit, Zenun Hajdarmataj, thotë, se procesverbali i sekuestros nuk është në dosjen hetimore, dhe gjatë hetimit nuk ka qenë. Prokurori që ka pasur çështjen është pushuar nga Vettingu. Emisioni “Stop” mëson, se ka një urdhër në policinë e Fierit për marrjen e mjetit dhe i kërkon policisë ta ekzekutojë atë.Shoqëruar nga Policia e Fierit, shkojmë në Roskovec dhe marrim më në fund pas tri viteve, mjetin.
- +355 67 220 8888
- [email protected]