Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë publike listën e 10 gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët janë shkarkuar nga Vettingu apo janë dorëhequr nga sistemi i drejtësisë për shkak të frikës nga Vetting-u.
“Po ju jap disa shifra. Nga 197 prokuror dhe gjyqtar të larguar edhe 50 të dorëhequrit nga Vetting. Aty është kontingjenti që po skadon ndjekja penale. Po ju rendis top listën e 10 gjyqtarëve dhe prokurorëve. Dhe nuk mund të themi se nga e kanë marrë gjithë këtë pasuri. Lista hapet më një subjekt 857 milion lekë të vjetra. Apo 714 mijë euro. Në jetën e vetë ka bërë vetëm punën e prokurorit. Lista vijon me 800 milion lekë të vjetra. Ky i dyti jo vetëm ka fshehje pasurie ka edhe lidhje me botën e krimit. I treti me 631 milion. I katërti me 600 milion lekë të vjetra bashkëshortja e tej në renditje e pesta ka 500 milion lekë të vjetra. I gjashti 460 milion dhe i dhjeti me 155 milion të vjetra. Top Lista. Por të gjitha kanë probleme.”
“Doni apartamentet. Një tjetër ka 13 apartamentë vila e dyqane. Tjetri ka tre vila. Vijon tjetri me vila dyqana e biznese. Tjetri ka ndërtuar dhe vilën pa leje në tokën e dikujt tjetri. Doni tjetrin me tre vila. Po prapë një tjetër me tre shtëpia dhe një vilë.” tha Ulsi Manja.