108 prokurorë dhe gjyqtarë u larguan nga sistemi i drejtësisë në vitin 2021.
67 prej tyre u shkarkuan ndërsa pjesa tjetër dhanë dorëheqjen duke shmangur vetingun apo dolën në pension.
Pavarësisht këtyre largimeve masive, asnjë magjistrat nuk u emërua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai gjyqësor në vitin që lamë pas.
Shkak është mungesa e vitit të tretë në shkollën e magjistraturës.
Institucionet e reja të drejtësisë dhe politika nuk mund të gjejnë një mënyrë për shmangur pasojat që ka sjellë në gjykata dhe prokurori mungesa e magjistratëve.
Vetë këshillat që drejtojnë prokurorinë dhe gjyqësorin pranojnë situatën e vështirë.
Llogaritë e KLGJ parashikojnë se në gjykatat shqiptare të duhet deri në 20 vite për të marrë drejtësi, kjo për shkak të mungesës së gjyqtarëve.
Ilir Qafa kryetar i Shoqatës së Avokatëve Shqiptarë sqaron se përballën me vështirësi me klientët e tyre për shkak të kësaj situate.
Hartën e re gjyqësore Qafa nuk e shkon si zgjidhje të kësaj situate.
Prej 2018 kur nisi procesi i vetingut janë larguar nga sistemi rreth 315 gjyqtarë dhe prokurorë si pasojë e shkarkimeve dhe dorëheqjeve. Ndërsa në këto vite kanë hyrë në sistem 62 magjistratë./Euronews albania