Arrestohet shoferi i autobusit në Ersekë, pasi akuzohet për ngacmim seksual.
Policia bën me dije se 35-vjeçari me iniciale A.B dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.
Mësohet se veprimet ndaj 15-vjeçares, shoferi i autobusit i ka kryer gjatë një udhëtimi nga Tirana në drejtim të Ersekës.
Sipas babit të së miturës, i cili ka bërë denoncimin në polici, vajza ka treguar se shoferi e ka prekur në disa pjesë të trupit pa dëshirën e saj.
Shifrat zyrtare të rasteve të hetuara nga prokuroria tregojnë rritje me 17% të ngacmimeve seksuale në vend.
Shqetësues është fakti që sipas të dhënave 77% e viktimave të krimeve seksuale janë të miturit nën 18 vjeç, nga të cilët 94% femra dhe 6% meshkuj.